Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rajoni në një vit/ Eksperti: Rrugë e shtruar për Shqipërinë dhe Malin e Zi drejt BE, vendet e tjera të Ballkanit në stanacion

schedule17:36 - 30 Dhjetor, 2025

schedule 17:36 - 30 Dhjetor, 2025

TIRANË- Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Genti Xhaxhiu analizoi zhvillimet politike në rajon, ndërsa u shpreh se Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy venet, të cilat kanë shënuar progres në afrimin me Bashkimin Evropian.

Ai theksoi në emisionin “Balkan Update” se Shqipëria tashmë ka hapur të gjithë kapitujt negociues me Bashkimin Evropian, ndërsa në mars, pritet të nisë faza e mbylljes së tyre.

Eksperti pohoi se vendet e tjera, përfshirë dhe Kosova ndodhen në stanacion sa i takon rrugës evropiane.

“Ka qenë vit kompleks, por ka qenë një trajektore pozitive për zgjerimin, për Shqipërinë dhe Malin e Zi. Ka stanacion për vendet e tjera të rajonit. Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt me BE. Nga marsi do dëgjojmë për mbylljen e grup-kapitujve të parë”, tha ai.

Sa i takon zhvillimeve në Kosovë, Xhaxhiu theksoi se ky vit nuk ka asgjë për të veçuar. Ai theksoi se vendi u përball me një bllokadë të gjatë politike dhe kjo sigurisht ka krijuar problemet e saj në shoqëri.

“Ka qenë një ndër vite më të vështirë dhe më kompleks për Kosovë, ke pak për të thënë për Kosovën. Ka patur bllokadë institucionale dhe një kokëfortësi mes forcave politike për të shkuar drejt një zgjidhje”, tha ai.

Në Maqedoninë e Veriut tha eksperti faktori shqiptari nuk është aq i bashkuar, kurse Serbia theksoi ai vijon të mos ecë në rrugën evropiane. Sa i takon Bosnje dhe Hercegovinës, Xhaxhiu u shpreh se ka problemet saj të brendshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!