Rajoni afër Kievit çlirohet nga ushtria pushtuese, guvernatori: Armiku u zmbraps, por lufta s’ka mbaruar

schedule18:35 - 4 Prill, 2022

schedule 18:35 - 4 Prill, 2022

Rajoni Zhytomyr tani është çliruar nga forcat ruse, ka thënë guvernatori lokal.

Rajoni, i cili kufizon me Kievin në perëndim, ka qenë një korridor kyç për dërgimin e ndihmave dhe pajisjeve në kryeqytet që nga fillimi i luftës, shkruan BBC.

Zhytomyr ka pësuar gjithashtu bombardime masive që vranë civilë dhe lanë shumë të tjerë pa shtëpi.

Nëpërmjet një postimi në Telegram, Guvernatori Vitaliy Bunechko tha: “Armiku u zmbraps dhe sot nuk ka më trupa pushtuese ruse në rajonin tonë. Ata u larguan nga komunitetet veriore,  por lufta nuk ka mbaruar. Ne do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!”, shkruan guvernatori./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!