Raiola: Real Madrid ka interes për Haaland, Perez ka para për ta blerë atë

schedule08:59 - 1 Maj, 2021

schedule 08:59 - 1 Maj, 2021

Prej muajsh Erling Haaland është në shënjestër të disa klubeve të mëdha europiane, por Real Madrid është përmendur më pak se të gjithë për faktin se flitet se Los Blancos kanë në qendër të vëmendjes së tyre blerjen e Kylian Mbappe.

Por agjenti i Haaland, Mino Raiola tregon diçka krejt tjetër. Në një intervistë për AS, agjenti italian tregon se Real Madrid është i interesuar për klientin më të vlefshëm të tij dhe ka paratë e nevojshme për ta shkëputur atë na Borussia Dortmund.

“Real Madrid është i interesuar për Erling Haaland dhe mund ta përballojë transferimin e tij. Ata kanë para për ta blerë aë nga Borussia Dortmund, edhe pse klube të tjerë janë të interesuar për shërbimet e Haaland”, u shpreh Raiola. /abcnews.al