Raiola: FIFA mafie, futbolli si teatër. Unë e shpika këtë lloj merkato

schedule22:10 - 5 Shkurt, 2020

schedule 22:10 - 5 Shkurt, 2020

Mino Raiola është një nga agjentët më të fuqishëm në botë dhe zotëron të drejtat e disa prej lojtarëve më të talentuar. Italo-holandezi, i cili është dënuar me një vit nga FIFA, nuk kursehet në prononcimin e dhënë për SportVoetbal dhe sulmon qeverinë botërore të futbollit

Nuk dua të tregohem arrogant, por këtë stil të bërjes merkato e kam shpikur unë. Unë jam prej 25 vitesh në futboll, por gjithçka është kthyer në show, është si të shkosh në teatër. Shfaqja nis me 1 janar, por aktorët përgatiten prej muajsh.

FIFA? Është si një mafie. Nëse flet keq për ta, vdes. Mund të bësh vetëm dy gjëra: ose lufton kundër FIFA-s dhe diçka të tillë e bëj prej vitesh, ose të duhet të krijosh një sistem të ri. Unë po punoj për këtë të fundit. Ka ardhur momenti i revolucionit, dua të krijoj një sistem që të bashkëjetojë“, përfundon Mino Raiola. /abcnews.al