Raiola: E turpshme ç’ndodhi me Donnarumma! Milani të mos heshtë

schedule11:19 - 8 Tetor, 2021

schedule 11:19 - 8 Tetor, 2021

Mino Raiola ka reaguar pas vërshëllimave kundër portierit Gigio Donnarumma në ndeshjen e Italisë kundër Spanjës. Largimi i tij nga Milani drejt PSG-së nuk është pritur mirë nga tifozët kuqezi, që gjetën mundësinë të hakmerreshin.

Menaxheri i Donnarumma nuk ka duruar dhe kapet edhe me Milanin në intervistën e dhënë për “Corriere dello sport”.

“Nuk më pëlqyen vërshëllimat ndaj Gigios. Tani pyes veten se përse Milani nuk ndërhyri zyrtarisht, për të mbajtur distancë nga këto kontestime, për ta mbrojtur në një farë mënyrë. Ishte e turpshme, e trishtë dhe e çuditshme ajo që ndodhi.

Cili ishte faji i tij? Gigio është një djalë që ka dhënë gjithçka si në skuadrën kombëtare, edhe tek Milani. Qëndroi besnik në momentet më të errëta dhe të vështira të klubit. Ai luajti me zemër, përkushtim dhe profesionalizëm deri në ditën e fundit.

Më duket e çuditshme dhe zhgënjyese që Milani, duke e ditur të vërtetën, nuk mbajti qëndrim nga kjo sjellje e papranueshme dhe e padrejtë. E vërteta është se Milani nuk dinte ose nuk kishte mundësi ta mbante”, ëshët shprehur Raiola. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!