Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

RAI-vëmendje ndaj Arbëreshëve? Demetrio Crucitti: Gjuha arbëreshe ka hapësirën e merituar, ky është vetëm fillimi…

schedule22:32 - 26 Nëntor, 2025

schedule 22:32 - 26 Nëntor, 2025

Ish-drejtori i RAI Calabria, Demetrio Crucitti, në emisionin “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë” në ABC News tha se përfshirja e gjuhës arbëreshe në programet e RAI-t është rezultat i një pune të gjatë dhe të përkushtuar institucionale.

Ai shpjegoi se, megjithëse interesimi i RAI-t për pakicën arbëreshe ka qenë i hershëm, procesi është penguar për vite me radhë nga vështirësitë burokratike. Pas përpjekjeve të nisura që në vitin 2014 dhe mungesës së kushteve për të avancuar ndryshimet në kontratën 2018–2023, vetëm në vitin 2023 u arrit mbështetja e gjerë politike dhe institucionale.

Më 25 maj, në Gazetën e Republikës Italiane u publikua kontrata e re e shërbimit publik të Rai-t, ku për herë të parë përfshihet zyrtarisht gjuha arbëreshe në programet e RAI3, një hap që Crucitti e cilëson si fillimin e një rruge të re për afirmimin e kulturës arbëreshe.

“Po sigurisht RAI ka treguar interes për pakicën arbëreshe edhe pse rezultatet konkrete janë bërë të dukshme me kalimin e kohës. Që në vitin 2014 kemi punuar me disa propozime, e nisma por për shkak vështirësive burokratike nuk arritëm që t’i përfshijmë ato para kontratës së parë të vitit 2018-2023. Megjithatë në vitin 2023 arritëm që të sigurojmë një mbështetje të rëndësishme institucionale.

Në vitin 2018 amendamentet u tërhoqën sepse kushtet nuk ishin të përshtatshme, por në vitin 2023parlamenti, qeveria dhe shoqatat dhanë një mbështetje të gjerë politike. Më 25 maj në gazetën e republikës italiane u publikua kontrata e shërbimit RAI, ku për herë të parë përfshihet edhe gjuha arbëreshe në programet që transmetohen në Rai3.

Kjo është pjesë e një rruge që kemi nisur me shumë përkushtim, siç e theksova edhe në konferencë, ky është vetëm fillimi. Tani kemi arritur që edhe gjuha arbëreshe të fitojë hapësirën e merituar në RAI”, tha Demetrio Crucitti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!