Kryetari i Unionit turistik shqiptar Rahman Kasa në një inytervistë për Abc News është shprehur se është momenti që turizmi duhet të hapet sa më shpejt.
Kasa ka theksuar se nuk kemi kohë për të humbur dhe nëse turizmi do të hapet në qershor do të mund të që shpëtojmë 15 % të rënies ekonomike për vendin tonë.
“Kemi kërkuar që hapja e sezonit turistik të filllojë me 1 qershor, pasi ne e dimë se çdo humbje përkthehet në një humbje në para. Muaji maj ishte një ndër më të frekuesntuarit për shkak të klimës por tashmë një gjë e tillë për këtë vit ishte e pamundur. Nese ne do të shfrytëzojmë qershorin rënia ekonomike mund të jetë 40-45%, ndërsa nëse do të ndodhë e kundërta do të kemi një humbje prej 55 %. Duke e ditur që një pjesë të turistëve i kemi nga vendet rajonale ne kemi një mundësi të madhe për ta shfrytëzuar një rast të tillë”, është shprehur ai.
Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që të hiqet edhe karantina për personat që futen në vendin tonë, pasi nëse një person do të qëndrojë një jave çkuptim do të kishte karantina 14 ditë.
Ai ka theksuar se në kuadër të masave për mbrojtjen e shëndetit të klientëve dhe të punonjësve janë hartuar protokollet e nevojshme referuar OBSH dhe në kontakt me ministrinë e Shëndetsisë.
“Ne kemi bërë një draft duke ju referuar OBSH dhe shteteve të mëdha dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit kemi qenë në kontakt për këtë dreft por kemi disa nga kolegët të cilët duket se është një draft protokoll që ngjason si spital. Nuk është e tillë pasi dhe në një kohë normale kamarieri duhet të shërbejë me doreza dhe të përdorë sa më shumë dizinfektimin. Ne i kemi minimizuar këto masa dhe i kemi thjeshtuar pak më shumë por nuk e di se pse nxjerrin pretendimet se kanë kosto dhe ngjasojnë si spitale. Asnjë nga hotelet që une operoj dhe kam kontakt nuk ankohen për këstë pjesë, por vetëm kërkojnë që të fitojmë kohën dhe të hapemi sa më shpejt”, ka thënë ndër të tjera Kasa.
Gjithashtu ai u shpreh se nga qeveria kërkojnë një mbështetje më të madhe për sektorin e turizmit duhet të alokohen politika stimuluese për turizmin./abcnews.al