Rafting në Shqipëri, Klosi: Mundësi e artë punisimi

schedule18:17 - 1 Tetor, 2018

schedule 18:17 - 1 Tetor, 2018

Në Shqipëri sportin e rafting mund ta ushtrosh në 80 vende. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, e sheh këtë sport si një mundësi të artë për të rritur punësimin.

Ashtu si një shoferi i nevojitet leja e drejtimit për të ngarë makinën edhe një drejtuesi gomoneje për të qenë instruktor rafting i duhet patenta. Me shtimin e interesit për këtë sport Federata Shqiptare e Rafting hap një mundësi të re. Të drejtosh një gomone, pa motor, vetëm me lopata!

20 kandidatëve ngaTirana, Berati, Skrapari, Përmeti dhe Elbasani të trajnuar, sipas standardeve ndërkombëtare, iu shpërndanë certifikatat, për të punuar si instruktorë rafting. Certifikatat u shpërndanë nga federata shqiptare e rafting dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

“Pra është një sport është një argëtim, por në radhë të parë për duhet të shndërrohet në një ekonomi. Dhe ata djem e vajza që u trajnuan nga ekipi i rafting në këtë sesion trajnimi që do marrin sot çmimet dhe certifikatat e mirënjohjes janë ata që kanë kuptuar se kjo është një mundësi e artë punësimi për një grup djemsh, të cilët tashmë do të paguhen shumë më shumë se çdo profesion tjetër, por do të jetë një mundësi që të shtohet ky biznes dhe duke u shtuar biznesi të kemi më shumë të rinj të tjerë, të cilët do të shtohen në këtë sport, por që është edhe punë e cila është kaq shumë e kërkuar në realitetin shqiptar”, u shpreh Klosi.

Në Shqipëri, sipas ministrit Klosi, rafting mund të ushtrosh në 80 vende të ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!