Rafting në kanalin e Çukës, Klosi: Ofertë e re turistike në Sarandë

schedule13:15 - 24 Gusht, 2019

schedule 13:15 - 24 Gusht, 2019

Një destinacion i ri për turizëm të aventurës. Tashmë ata që do të vizitojnë Sarandën do të kenë mundësinë e një guide me kajak përgjatë lumit Bistrica.

Pushuesit  që zgjedhin Sarandën do të kenë një mundësi më shumë për turizëm.

Në kanalin e Cukës Federata Shqiptare e Rafting ka krijuar infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për të zhvilluar rafting.

Pas guidës së parë me kajak përgjatë lumit Bistrica ministri i i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi apeloi për më tepër oferta turstike ditore.

“Është shumë e rëndësishme që qendra të vërteta të zhvillimit të turizmit në Shqipëri e të qytetit të Sarandës të ketë shumë më tepër oferta ditore si kjo e kanalit të Çukës apo e gjithë zonës për t’u bërë me djemtë e rafting dhe të kemi mundësinë që po ashtu të zhvillojmë edhe oferta të tjera në Sarandë që kanë të bëjnë me bukuritë natyrore, me vizitat e parqeve arkeologjike dhe bukuritë e tjera shqiptare”.

Çdo përpjekje për të krijuar mundësi të reja në turizëm theksoi ministri Klosi është një arsye më shumë për ta kthyer Shqipërinë një destinacion turistik përgjatë të gjithë vitit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!