Radoiçiç “shfajëson” Serbinë: Jam marrë pesonalisht, nuk njoftova autoritetet serbe

schedule14:20 - 29 Shtator, 2023

schedule 14:20 - 29 Shtator, 2023

Millan Radoiçiç pranuar se ka organizuar sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrare një oficer të policisë.   Përmes një letre të lexuar nga avokati i tij, Radoiçiç njoftoi se ai kishte bërë të gjitha përgatitjet logjistike, duke theksuar se Qeveria e Serbisë nuk ishte e informuar mbi organizimin e tij.

“Po i njoftoj të gjithë persekutorët vigjilentë të popullit serb, prej Kurtit e te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër, dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time”, raportohet se ka thënë ai në deklaratë.

Ai deklaroi se pjesëmarrësit e sulmit nuk ishin terrorist por luftëtarë për lirinë e popullit të tyre.

“Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve, popullit të asaj zone, për t’i rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit, duke mbrojtur njerëzit tanë, që çdo ditë i ekspozohen atij terror” Ai madje e ka cilësuar vrasjen e policit si aksidentale, pas së cilës ka nisur një përleshje e ashpër nga të dyja palët.

Duke theksuar edhe njëherë pretendimet se zyrtarët e Beogradit nuk ishin në dijeni të veprimeve të tij, ai ka njoftuar dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të partia Lista Serbe./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!