Radman: Modeli kroat për pakicën serbe mund të shërbejë për Kosovën

schedule10:16 - 9 Maj, 2023

schedule 10:16 - 9 Maj, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ka thënë se modeli kroat i rregullimit të pakicës serbe mund të shërbejë si shembull edhe për Kosovën.

Në vizitën e sotme të tij në Kosovë, në konferencën e përbashkët për media me kryediplomaten kosovare, ai tha se ky model ka pasur sukses në Kroaci, por se varet nga shtetet sa mund të zbatohet tek sistemet e tjera.

Në anën tjetër,  ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se asnjë Asociacion që shkel kushtetutën e Kosovës nuk është zgjidhje.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!