“Radio Marca” shkruan se presidenti dhe drejtori i klubit të PSG-së, kanë ushtruar presion mbi gjyqtarin

schedule15:50 - 16 Shkurt, 2022

schedule 15:50 - 16 Shkurt, 2022

“Radio Marca” ka raportuar ditën e sotme një ngjarjet ë cilën dyshohet se ka ndodhur në pushimin e pjesës së parë.

Në dhomat e zhveshjes është futur presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi bashkë me Leonardon dhe kanë diskutuar me gjyqtarin Orsato duke i ushtruar presion psikologjik, thotë “Radio Marca”.

Eprorëve të PSG-së nuk u ka pëlqyer drejtimi i ndeshjes nga Orsato dhe kanë shkuar për t’i kërkuar llogari.

Lajmi duket befasues duke patur parasysh se në pjesën e parë nuk ka patur gjykime të diskutueshme./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!