“Radhën e kam unë”, si u vra 29-vjeçari në market: Zbardhet dëshmia e shokut

schedule10:00 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 10:00 - 14 Dhjetor, 2021

Debati për radhën në market shënoi një viktimë, mbrëmë pak pas mesnate në Tiranë. Plumbi në zemër i mori jetën të riut 29-vjeçar, Jurgen Duka

Burime për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë bëjnë me dije se shoku i tij ka deklaruar para policisë se sherri ka nisur për radhën në market. Viktima dhe autori ishin futur në market si klient dhe debati ka nisur kush do paguante i pari. Pas ngjarjes autori është larguar me një makinë.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga Abcnews.al disa të rinj, përfshi edhe Dukën janë konfliktuar fillimisht për radhën dhe pas disa sekondash, autori ka nxjerrë armën duke e qëlluar Dukën disa herë, gjë që i ka shkaktuar atij vdekjen.

Lexo edhe: U qëllua pas sherrit në market, zbardhet dinamika e ngjarjes, plumbi e kapi të riun në zemër

Sakaq, 29-vjeçari humbi jetën te spitali i Traumës. Sipas policisë, nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminale. Ai ka qenë i dënuar për falsifikim të monedhave dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burg.

Ndërkohë, 29-vjeçari ka pasur edhe dënime të tjera për vepra të ndryshme penale. Konkretisht, Jurgen Duka ka qenë i dënuar edhe për heqje të paligjshme të lirisë dhe përndjekje në vitin 2017, për të cilat është dënuar me 4 muaj burg. Gjithashtu në vitin 2013 ka qenë i proceduar në gjendje të lirë për mashtrim dhe në vitin 2014 për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!