Radhë tek OSHEE, qytetaret akuza për abuzime me faturat

schedule14:25 - 23 Prill, 2020

schedule 14:25 - 23 Prill, 2020

Prej javësh qytetarët përballen me pritje të gjata tek pikat e OSHEE-së, UKT-të apo tek bankat. Një situatë e tillë nuk ka marrë zgjidhje pavarësisht se kanë kaluar disa kohë. “ABC News” bëri vëzhgim në disa pika, duke sjellë dhe shqetësimet e qytetarëve.

Kjo situatë ende nuk po merr zgjidhje. Qytetarëve u duhet të shkojnë herët në mëngjes pranë pikave të oshe-se, për të zënë radhën e më pas për të shlyer faturat e energjisë elektrike apo të ujit.

 “Kam mbi një orë që po pres dhe nuk kam mbaruar punë. Leje-dalja nuk mjafton, por duhet të pres ti paguar”, shprehet një qytetare.

Jo pak herë pritjet shoqërohen edhe me tension.

Shumë prej këtyre qytetarëve janë në këtë pikë të OSHE pasi pretendojnë se faturat u kanë shkuar shumë të larta, apo problematika të mbaruara që nuk u kanë marrë zgjidhje.

 “Nuk na lejojnë të dalin. Më ka ardhur një faturë e dhjetorit 1000 kV më tepër. Nuk kam shpenzuar kam shumë, të vijnë të shohin sahatet. Unë i dënuar ja, s’ka të paguaj, ku ti gjej paratë”, shprehet një pensionist.

Një situatë e ngjashme është edhe pranë bankave në Tiranë.

“Kemi dalë që në orën 07:00 dhe ende deri në orën 10:00 nuk kam mbaruar punë”, shprehet një qytetare.

“4 orë kam këtu, kam marrë leje nga puna dhe ende nuk kam tërhequr paratë”, thotë një tjetër qytetar.

Java e ardhshme, siç është paralajmëruar, do të ketë orare më të zgjeruara për lëvizjen e qytetarëve dhe rinisin e aktivitetit të disa kategori biznesesh. Një gjë e tillë mund të shtojë edhe më shumë radhët dhe po ashtu nevojën që institucionet të procedojnë me staf të shtuar./abcnews.al