Radhë të gjatë kilometrike në kufirin Rusi-Gjeorgji, mijëra po largohen për t’i shpëtuar rekrutimit

schedule11:43 - 24 Shtator, 2022

schedule 11:43 - 24 Shtator, 2022

Një numër në rritje i rusëve vazhdojnë të përpiqen të largohen nga vendi që kur Presidenti Putin njoftoi mobilizimin e të paktën 300,000 trupave shtesë të mërkurën e kaluar.

Korrespondenti i BBC-së në Tblisi, Rayhan Demytrie, tha se ka një radhë rreth dhjetë kilometra të gjatë në kufirin midis Gjeorgjisë dhe Rusisë, ndërsa burrat po përpiqen të shmangin rekrutimin.

Ai tha se lëvizja ishte shumë e ngadaltë dhe disa njerëz kishin pritur më shumë se 20 orë për të kaluar kufirin. Trafiku kufitar midis Finlandës dhe Rusisë është rritur gjithashtu.

Një zyrtar finlandez, Matti Pitkäniitty, tha se numri i rusëve që mbërrinin ishte më shumë se dyfishuar që nga java e kaluar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!