Radhë të gjata në banka, qytetarët për “ABC News”: Fasha e orarit e pamjaftueshme

schedule10:54 - 6 Prill, 2020

schedule 10:54 - 6 Prill, 2020

Ditën e sotme shihet një numër i larë i qytetarëve të cilët presin në radhë në banka për të hapur llogaritë për të tërhequr “pagën e luftës”. Ndërkohë qytetarët u shprehen se e kanë shumë të vështirë të kryejnë veprimet e tyre.

Ka edhe nga ata qytetarë që shprehen se nuk i ka mjaftuar fasha e orarit dhe kanë vazhduar veprimet në bankë edhe ditë të tjera.

Gazetarja Leontina Nikaj tha për abcnews.al se ka një numër të lartë personash që presin të kryejnë veprime të domosdoshme në bankë, ndërkohë që ka vetëm një shërbim. Gjithashtu vihet re një numër i lartë i uniformave blu që po bëjnë të mundur ruajtjen e distancës.

Ndërkohë që një prej qytetarëve tha për gazetaren Leontina Nikaj se ka një orë që po pret në radhë për të mbaruar punë.

Ndërsa një tjetër qytetarë theksoi se ishte në radhë që prej orës 06:00 të mëngjesit dhe vetëm pesë persona kanë mundur të mbyllin veprimet për hapjen e një llogarie në bankë.

Por ka edhe nga ata qytetarë që nuk kanë ngurruar të shprehin falenderimet e tyre.

Po pres të marr bonusin, “e falënderojmë shumë kryeministrin”, u shpreh një tjetër qytetare../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!