Radhë të gjata automjetesh, trafik i rënduar në Orikum-Radhimë

schedule18:49 - 30 Gusht, 2020

schedule 18:49 - 30 Gusht, 2020

Trafik i rënduar raportohet përgjatë bregdetit në Vlorë. Gazetari Elton Nika bën me dije për abcnews.al se kryesisht më problematik është aksi në zonën e Radhimës dhe Orikumit.

Trafiku i krijuar edhe për shkak të fluksit të lartë të pushuesve në bregdet.

Ky aks është një ndër më problematikët në vend. Ndërsa trafiku është një situatë e përsëritur gjatë verës në këtë zonë. /abcnews.al