Radhë për subvencionin e naftës në Fier, fermeri: Të katandisurit kanë ardhur këtu

schedule16:24 - 28 Shkurt, 2022

schedule 16:24 - 28 Shkurt, 2022

Sorollatje dhe shpenzime të panevojshme dhe pse nuk ndihen të sigurt se do të përfitojnë ndihmën e shtetit.

Edhe këtë të hënë fermerët e qarkut të fierit u dyndën në zyrën e drejtorisë së bujqësisë për të aplikuar për naftë falas. Dhe pse shteti ka menduar ti mbështesë, nuk po u lehtëson procedurat e aplikimit.

“Do rish 4-5 ditë dhe nuk e dimë a do e marrim apo jo. Ne erdhëm dhe inshallah mbërrijmë gjallë ne shtëpi shqyqyr o Zot, nëse jo është spitali afër do dalin bamirës e do na çojnë. Të tërë të katandisurit kanë ardhur këtu.

U duhet të qëndrojnë me ditë në sportelin e vetëm. Drejtoria e bujqësisë  nuk ka kapacitete për ti ardhur në ndihmë fermerëve.

“Kemi bere dokumentet për të marrë naftë. Sipas terezisë ne do marrim virusin në radhe të pare. Unë jam nga Zharza. Pse mos të hapet atje?”

“Këtu është bërë lëmsh.  Dy ditë do ri këtu, dy ditë te ADISA e dy te tatimet 6. Kjo zgjidhjet duke hap sportelet. Me një njeri ajo merret me një njeri.

Fermerët akozojnë drejtorinë e bujqësisë për favorizime. “Kemi ardhur këtu, dhe dokumenente me të gjitha, u futem, njerëzit vijnë e futen me miqësira. Ata kanë hapur një zyrë për niptin dhe naftën. Nuk i sqarojnë njerëzit. Prita kot radhën”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!