Qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë janë bllokuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Kapshticës.
Ata shprehen se autoritetet i kanë thënë se nuk mund të kalojnë pasi është plotësuar limiti i vendosur nga shteti grek për të kaluar vetëm 300 persona në ditë, ndonëse ky rregull hyn në fuqi prej ditës së nesërme.
Për mikrofonin e ABC News, disa nga qytetarët thonë se bllokimi ka ardhur nga pala shqiptare dhe jo nga ajo greke.
- Karantinë dhe tampon, hyjnë në fuqi rregullat për kalimin në Greqi, ulet radha e mjeteve në Kakavijë
Ka edhe nga ata që kanë udhëtuar nga Kakavija drejt Kapshticës pasi kanë shpresuar se kalimi nga kjo pikë do të jetë më i lehtë.
“Kam qëndruar dy ditë në Kakavijë dhe kam ardhur këtu. Na thanë shkoni në Kapshticë dhe kalon. Këtu nuk ka lënë të kalojmë.
Policia thotë nuk do kaloni se kanë punuar natën, do kalojnë vetëm 300 vetë në ditë. Ika bëra tamponin dhe erdha ishin bërë 300 veta para meje. Ku të shkoj unë tani.
Ne na ka bllokuar dogana shqiptare jo ajo greke”, shprehen disa prej tyre./abcnews.al