Radha kilometrike, kjo është situata kaotike tek sportelet e Kakavijës

schedule14:59 - 14 Gusht, 2020

schedule 14:59 - 14 Gusht, 2020

Radhët kilometrike të krijuara prej ditësh në pikën kufitare të Kakavijës kanë krijuar kaos në sportele. Përmes pamjeve të publikuara në rrjetet sociale shikohet dyndje e  madhe qytetarëve në këto sportele.

Një tjetër rrezik i shtuar në lidhje me këtë grumbullim është dhe përhapja e koronavirusit pasi qytetarët nuk janë të pajisur me maska.


LEXO EDHE:Radhë kilometrike dhe njerëz të sëmurë në Kakavijë, qytetarëve iu sos durimi

Radhë të gjata janë shënuar dhe në Kapshticë ku shqiptarët presin në temperatura të larta për të kaluar kufirin, për tu drejtuar në vendet e punës. /abcnews.al