Radhë automjetesh në Morinë, kosovarët drejt Shëngjinit dhe Velipojës

schedule13:15 - 29 Qershor, 2019

schedule 13:15 - 29 Qershor, 2019

Mijëra qytetarë të Kosovës kanë kaluar në Morinë mëngjesin e sotëm. Destinacionet e tyre janë Shëngjini dhe Velipoja, ndërsa policia kufitare po punon me procedurë të përshpejtuar. 

Ende pa zbardhur dita në rrugën e Kombit kishte fluks mjetesh. Fundi i qershorit solli mijëra qytetarë të Kosovës në Shqipëri.

Destinacioni i tyre në këto temperatura të larta është bregdeti. Preferencat e qytetarëve të Kosovës janë Shëngjini e Velipoja.

“Shkojmë në bregdet për pushime në fundjavë”.

“Po shkoj në Velipojë, do rri nja dy ditë”.

“Shëngjini na pëlqen se është më afër”.

Policia kufitare e Morinës po punon me procedurë të përshpejtuar duke lehtësuar qarkullimin dhe shmangur vonesat në kufi.

Gazetar i ABC News: Bujar Muçmata

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!