Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri me dije se për shkak të situatës së rënduar në Kakavijë pala greke ka shtuar personelin shëndetësor.
“Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës.
Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.
Risjellim në vëmendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht.
Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën”, njofton MEPJ.
Lexo edhe: Radha kilometrike në Kakavijë, dy të moshuar dërgohen urgjent në spital
Ndërkohë nga situata e krijuar mijëra qytetarë për shkak të bllokimit të qarkullimit janë detyruar të qëndrojnë në pritje. Më herët ata janë shprehur për abcnews.al se gjendja është tejet shqetësuese pasi ka edhe qytetarë me probleme shëndetësore.
Po ashtu dy të moshuar u dërguan me urgjencë në spital pas situatës së rënduar shëndetësore.
/abcnews.al/