Racizmi, shpërthen Deeney: Do të vazhdoj të ulem në gjunjë, nuk është politike

schedule20:44 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 20:44 - 12 Dhjetor, 2020

Kapiteni i Watford, Troy Deeney, është rikthyer të flasë dhe një herë për çështjen e racizmit. Ngjarja e ndodhur në duelin PSG-Instanbul solli dhe një herë në qendër të vëmendjes këtë problem dhe këtë herë 32-vjeçari ka reaguar paksa më ashpër.

“Unë do të shkoj me Watfordin në datë 29 dhjetor në fushën e Millëall dhe do të ulem në gjunjë si mesazh ndaj racizmit. Kjo sepse nuk do të lejoj që njerëzit të përdoin gënjeshtra apo sugjerime për të turbulluar mesazhin e anti-racizmit. Duhet të bëj të njëjtin argument herë pas here me njerëz që janë budallenj apo që nuk duan të dëgjojnë fare”, deklaron anglezi.

 

“Po tregohem i qartë. Nuk njoh ndonjë futbollist që është markisist dhe nuk besoj se njëri nga ata po përdoret për t’u ulur në gjunjë para ndeshjeve. Ai veprim është një deklaratë kundër diskriminimit racor dhe ndjaj padrejtësive. Nuk ka të bëjë me lëvizjen Black Lives Matter apo me ndonjë lëvizje politike. Ngjarjet në Paris mund t’i krahasoj si me ato të një pellgu që kishte mbledhur shumë ujë dhe nuk mbajti më”, përfundon Deeney. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!