Racizmi në Itali, presidenti i Federatës merr vendimin ekstrem

schedule21:02 - 17 Tetor, 2019

schedule 21:02 - 17 Tetor, 2019

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, pranoi sot publikisht se do të luftojë racizmin në stadiume me çdo kusht, madje do të përdoret edhe sistemi VAR. Fillimisht, ‘Video Assistent Referee’, u prezantua si një sistem që do të ndihmonte në korrigjimin e gabimeve të arbitrave brenda fushës së lojës, por në Serie A, do të përdorët edhe për të identifikuar tifozët që bëjnë veprime raciste.

Imitimet e majmunëve, sharjet dhe koret raciste, hedhja e bananeve dhe çdo veprim tjetër me synim racizmi, do të dënohet rëndë. Preisdenit Gravina tha në fjalën e tij: “Kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Brendshme dhe kemi vendosur disa dënime shumë strikte sa i takon racizmit në stadium. Do të identifikojmë të gjithë personat që kryejnë gjeste të tilla, madje do të përdorim dhe ndihmën e VAR-it. Do të bëjmë çdo gjë të jetë e mundur që të ndihmojmë Policinë dhe organet kompetente”./abcnews.al

Tifozët e Cagliari sulmuan me kore raciste lojtarin e Interit, Romelu Lukaku, kur ky i fundit po ekzekutonte një penallti…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!