Racizmi në Itali, presidenti Gravina: Zgjidhja është kjo!

schedule10:28 - 18 Tetor, 2019

schedule 10:28 - 18 Tetor, 2019

Gabriele Gravina, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), është rikthyer të flasë në lidhje me luftën ndaj racizmit në Itali. Janë disa futbollistët që e kanë provuar diçka të tillë në kurriz dhe tashmë është kthyer në një çështje që duhet të marrë një zgjidhje.

Kjo bëhet përmes ligjeve të forta, sikurse ka ndodhur në Angli. Gjithsesi problem mbete identifikimi i personave dhe dënimi i tyre. Vetëm kështu mund të ndodhë që ata që bëjnë thirrje raciste të zmbrapsen.

“Klubet sot e kanë mundësinë t’i identifikojnë ata që janë përgjegjës, duke përdorur teknologjinë. Po eksperimentojmë me sistemin dhe së shpejti do flasim rreth kësaj. Kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Brendshme dhe kemi planifikuar disa ligje shumë strikte dhe sanksione po aq të rrepta.

Pra do të përdorim teknologjinë, por këtë mund ta bëjmë vetëm, me ndihmën e Policisë dhe Ministrisë së Brendshme. Nuk më intereson nëse thirret shumë apo pak, e bëjnë një apo dy persona, apo edhe dhjetë. Duhet të ndërhyjmë, sado që të jenë. Duam të dimë kush i bën këto thirrje”, ka thënë Gravina për mediat në Itali. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!