Racizmi në Bullgari, presidenti i Federatës jep dorëheqjen

schedule16:47 - 15 Tetor, 2019

schedule 16:47 - 15 Tetor, 2019

Ddeshja mes Bullgarisë dhe Anglisë pati shumë trazira. Tifozët vendas ofenduan me kore raciste futbollistët angleze, duke detyruar shpeshherë arbitrin e takimit të ndërpresë ndeshjen. Edhe njoftuesi i stadiumit paralajmëroi disa herë tifozët bullgarë që të ndalonin ofendimet e tyre. Madje, rreth 100 tifozë të Bullgarisë u shoqëruan jashtë ambienteve të stadiumit gjatë pushimit mes dy pjesëve.

Sot, presidenti i Federatës Bullgare të Futbollit, Boris Mihaylov, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, pas shumë kritikave që mori. Fillimisht, Mihaylov nuk pranoi të largohej nga posti i tij, edhe pse Ministri i Sporteve të Bullgarisë i kërkoi të dorëhiqej.

Shumë forca policie kanë rrethuar godinën e Federatës Bullgare, por për këtë shkak, nuk ka ende asnjë përgjigje. Raheem Sterling dhe Marcus Rashford ishin dy lojtarët që u ofenduam më tepër nga tifozët e Bullgarisë dhe të dy këta futbollistë, kanë reaguar edhe më parë në rrjetet e tyre sociale për këtë fenomen./abcnews.al