Marcus Rashford, pasi nuk shënoi me penallti në finalen e EURO 2020 kundër Italisë, ka përfunduar në shënjestrën e tifozëve të ndryshëm, të cilët nuk i kanë kursyer as ofendimet raciste.
Sky Sports News raporton se ka nisur hetimet dhe një 50-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për nxitje të urrejtjes racore pas një postimi të papërshtatshëm në Twitter ditën e diel.
Police investigating a racist tweet aimed at Marcus Rashford have arrested and released a 50-year-old man.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 13, 2021
Ndër të tjera zbulohet se ai është trajner moshash, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij. 50-vjeçari ka thënë se llogaria e tij i është hakuar dhe për momentin po hetohet i lirë. /abcnews.al