Në mediat gjermane dhe jo vetëm u fol shumë rreth racizmit që iu bë ditën e djeshme yllit të ri të Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko. 15-vjeçari arriti t’i dhuronte fitoren ekipit të tij në derbin kundër Schalke 04, falë tripletës së tij.
Esta demente? https://t.co/uR37x4FE28
— Youssoufa Moukoko ???? (@Moukokoismo) October 18, 2020
Sapo ai shënonte gol tifozët vendas vërshonin menjëherë në thirrje ofenduese ndaj tij, veçanërisht për ngjyrën e tij të lëkurës. Në ndeshjen mes ekipeve të moshave një gjë e tillë është e patolerueshme dhe sigurisht pritej një reagim nga klubi i Schalkes.
Wir können uns bei Youssoufa #Moukoko für die Aussagen einiger Fans beim #U19S04BVB der @knappenschmiede nur entschuldigen. Bei allen Emotionen im Derby – solche Beleidigungen verurteilen wir aufs Schärfste und lehnen sie ausdrücklich ab. pic.twitter.com/8MNzyV1hU3
— FC Schalke 04 (@s04) October 18, 2020
“Duam ta falenderojmë Moukokon për fjalët e tij pas ndeshjes dhe i kërkojmë atij falje. Përpos emocioneve që të fal derbi, ato thirrje janë për t’u dënuar dhe sigurisht që ne jemi kundër tyre”, shkruhet në deklaratën zyrtare të klubit në “Twitter”. Ende nuk ka një reagim nga Federata Gjermane e Futbollit, nëse do të ketë një dënim për ta apo jo. /abcnews.al

