Racizmi është shumë i përhapur në futboll, diku më pak e i kamufluar e diku tjetër më shumë dhe haptazi. Andre Onana është një portier fantastik. 23-vjeçari i Ajax ka zbuluar një sekret në lidhje me këtë temë në një reportazh të NRC.
Kamerunasi ishte pranë kalimit në Serie A tre vite më parë, negociatat po shkonin mirë dhe akordi finale ishte afër, por në fund ndërhyri drejtori sportiv dhe prishi gjithçka.
“Tre vite më parë, në momentin kur humbëm finalen e Europa League kundër Manchester United, fillova bisedimet me një klub italian për t’u transferuar në Serie A. Nuk dua ta them emrin e klubit, tratativat po shkonin shumë mirë derisa drejtori sportiv i tha agjentit tim: ‘Mendojmë se Onana është një portier i madh, por nuk mund ta blejmë. Një portieri me ngjyrë do të na shkaktonte shumë probleme me tifozët’.
Sigurisht që të dhemb një gjykim i tillë. Por, për të qenë i sinqertë, isha i lumtur që ai tha ato fjalë. Po mendoja që nuk mund të ndryshoj veten time dhe atë që jam. Përse duhet të shqetësohesha? Jam i zi, afrikan dhe ndihem krenar. Nuk më intereson nëse nuk u pëlqej njerëzve, nuk ka asnjë problem“, përfundon Onana. /abcnews.al