Ra pre e “Piranjave”, Kozma Dushi ia merr këngës me artistët e njohur: Eja o shoku ynë

schedule15:50 - 21 Maj, 2022

schedule 15:50 - 21 Maj, 2022

20 Maji, Dita Kombëtare e Jetimëve ka mbledhur bashkë disa emra të njohur të artit shqiptar. Ka qenë këngëtarja Irma Libohova e cila ka ndarë një video krah Kozma Dushit, Bashkim Alibalit, Ema Qazimit të cilët shfaqen duke kënduar këngën “Eja o shoku ynë”.

Kjo video ka sjellë mjaft nostalgji ndërsa ndjekësit kanë vërshuar me komente. Kujtojmë që Kozma Dushi ra pre e një kamere të fshehtë pak ditë të parë në emisionin investigativ “Piranjat”. Agjentët e Piranjave i thanë se një burrë që po vdiste kishte shprehur dëshirën për të takuar Dushin.

Pasi djali i të sëmurit e telefonon dhe i sqaron situatën, Dushi nuk heziton aspak të takojë fansin në “shtratin e vdekjes”. Sapo takohen, ai i lë amanet që t’i këndojë kur të vdesë këngën “Eja o shoku ynë”.

Artisti aq i dashur për publikun shfaq dhe anën e tij njerëzore por dhe besnikërinë ndaj fansit, duke shkuar në banesë për të kënduar këngën mbi arkmort dhe duke e “rikthyer” në jetë të vdekurin.

/abcnews.al