Isaac Gyamfi, lojtari ganez i Tiranës, ra keq në një dyluftim në mesfushë gjatë ndeshjes Vllaznia-Tirana (3-2). Momente paniku në “Loro Boriçi”, teksa u desh ndërhyrja e mjekëve dhe transporti me ambulancë në spitalin e Shkodrës.
Për fat të mirë, gjendja e tij është stabilizuar. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, kampionët e Shqipërisë kanë bërë të ditur gjendjen shëndetësore të lojtarit afrikan.
“Pas një kujdesi intensiv nga stafi mjekësor spitalor, lojtari Isaac Gyamfi është rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në fushën e lojës, në ndeshjen e datës 21/11/2020, KF Vllaznia-KF Tirana. Gyamfi do të vijojë të mbahet në vëzhgimin e mjekëve të ekipit duke mos neglizhuar asnjë moment shëndetin e tij.
Klubi i Futbollit Tirana njofton se lojtari Isaac Gyamfi është rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në fushën e lojës, në ndeshjen e datës 21/11/2020, KF Vllaznia-KF Tirana. Gyamfi do të vijojë të mbahet në vëzhgimin e mjekëve të ekipit duke mos neglizhuar asnjë moment shëndetin e tij“, lexohet në postimin e klubit bardheblu. /abcnews.al