Ra nga ballkoni i hotelit në Argjentinë, Liam Payne përcillet të mërkurën për në banesën e fundit

schedule09:52 - 20 Nëntor, 2024

schedule 09:52 - 20 Nëntor, 2024

Liam Payne, këngëtari britanik që ndërroi jetë një muaj më parë në Argjentinë, do të përcillet këtë të mërkurë për në banesën e fundit. Ish-shokët e tij të grupit ‘One Direction’ pritet të marrin pjesë në shërbimin privat në Home Counties në Angli, së bashku me familjen dhe miqtë e tij më të ngushtë.

Ylli 31 vjeçar i muzikës, që u bë i njohur me pjesëmarrjen në bandën “One Direction”, humbi jetën pasi ra nga kati i 3-të i ballkonit në një hotel në Buenos Aires. Autopsia konfirmoi se ai kishte pësuar gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme dhe lëndime të shumta traumatike të marra si pasojë e rënies.

Në një deklaratë të shkurtër pas vdekjes së tij, familja e Liam tha: “Ne jemi të shkatërruar. Liam do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona dhe ne do ta kujtojmë atë për shpirtin qesharak dhe të guximshëm.”

Payne ishte një nga emrat më të njohur të pop-it, pasi u bë i famshëm në X Factor në vitet 2010, kohë kur u krijua edhe banda One Direction. Gjatë karrierës së tyre pesëvjeçare, ata shitën 70 milionë disqe, duke përfshirë katër këngët numër një në Mbretërinë e Bashkuar dhe katër albumet numër një.

Ai la prindërit e tij, dy motrat dhe djalin e tij Bear, të cilin e kishte me këngëtaren Cheryl Cole. E dashura e Payne në momentin e vdekjes së tij, Kate Cassidy, gjithashtu pritet të marrë pjesë në funeral./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!