Një ngjarje e rëndë la ndodhur këtë të hënë në Gjirokastër ku dy elektricist, u rrëzua nga shtylla e tensionit të lartë pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike, një prej tyre ka humbur jetën.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Gërhot, viktimë është elektriçisti Gëzim Çabej.
Ndër të tjera mësohet se ai para dy orësh është transportuar drejt kryeqytetit me helikopter për një ndihmë më të specializuar, por fatkeqësisht nuk ja ka dalë.
Ndërkohë gjatë 4 muajve të fundit në vendin tonë, ky është punonjësi i katërt i OSHEE që humb jetën në krye të detyrës në Gjirokastër. e.su./abcnews.al