Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ra nga lartësia/ Vdekja e inxhinierit në kantierin e ndërtimit, arrestohet drejtuesi teknik në Peqin

schedule12:55 - 25 Tetor, 2025

schedule 12:55 - 25 Tetor, 2025

Një 64-vjeçar, me detyrë drejtues teknik është arrestuar për, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh në Peqin ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi 42 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi 42 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!