Një student 21-vjeçar i cili ra nga kati i tretë i një pallati në Kampusin Universitar në Janinë të Greqisë po trajtohet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Familjarët dhe të afërmit e të riut po presin jashtë spitalit për një lajm të mirë, shkruan protothema.gr.
“Një student 21-vjeçar i Universitetit të Janinës po trajtohet në ICU të Spitalit të Përgjithshëm Universitar ku është shtruar në orën 03.30 të mëngjesit pasi ka rënë nga kati i 3-të i një pallati”, njofton policia.
I riu është dërguar në spital me disa fraktura, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al./