Ra nga kali, “gardiani” i PSG flet për herë të parë pas daljes nga koma

schedule19:16 - 9 Korrik, 2023

schedule 19:16 - 9 Korrik, 2023

Pasi pësoi aksidentin gati fatal, që e la për pothuajse 3 muaj në gjendje kome, tashmë portierin spanjoll i Paris Saint-Germain, Sergio Rico e ka kaluar më të keqen, teksa është rikuperuar mjaft shpejt pas daljes nga koma dhe ditën e sotme ka shpërndarë mesazhin e parë për ndjekësit e tij.

Me anë të një postimi të shpërndarë në profilin e tij në “Instagram”, Rico falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në ditët e tija të vështira, teksa e konsideron veten shumë me fat që shpëtoi.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë treguar dashurinë e tyre në këto ditë të vështira. Unë vazhdoj të punoj për rikuperimin tim i cili përmirësohet dita-ditës. Ndihem shumë me fat, edhe një herë, ju falënderoj të gjithëve dhe shpresoj t’ju shoh së shpejti”,- shkruhej në postim. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!