Ra nga çatia ku po punonte, vdes tragjikisht 42-vjeçari shqiptar në Itali

schedule20:10 - 4 Nëntor, 2022

schedule 20:10 - 4 Nëntor, 2022

Një 42-vjeçar shqiptar ka vdekur tragjikisht pasditen e sotme në San Giorgio Monferrato, Itali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orë 15:00. Ai ka rënë nga çatia e një shtëpie në të cilën po punonte.

Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital nga kolegët e tij, por nuk arriti të mbijetonte.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se 42-vjeçari u rrëzua nga një lartësi prej 5 metrash./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!