Trupi i pajetë i një studenti që ra nga 122 metra lartësi në Grand Canyon në Arizona të SHBA-së është gjetur, kanë njoftuar zyrtarët. Së fundmi, rojet e parkut Grang Canyon kanë raportuar se vizitori ka rënë nga Pipe Creek Vista.
Viktima është identifikuar si Abdel Joseph Mejia, 20 vjeç, nga Hickory, Karolina e Veriut.
Në një deklaratë, Kolegji Biblik Indiana e identifikoi Mejian si student në shkollën e Indianapolis dhe tha se ai ishte i njohur për “buzëqeshjen e tij të ngrohtë dhe shpirtin e butë”.
“Mungesa e tij do të ndihet thellë nga të gjithë ata që e njohën”, shtoi shkolla.
Ndërkohë, bëhet e ditur se një hetim është duke u zhvilluar nga Shërbimi i Parkut Kombëtar dhe Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Coconino.
/abcnews.al