Abcnews.al ka siguruar foton e 25-vjeçares, Klaudia Xhaferaj e cila humbi jetën ditën e sotme bashkë me të birin 6-vjeçar.
Nënë e bir humbën jetën, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë për Abc se djali i vogël 6-vjeç kishte vigon në dorë, ndërsa dyshohet se para aksidentit fatal nënë e bir kanë qenë në spital.
Aksidente të ngjashme janë regjistruar të paktën edhe dy herë të tjera në Berat.
/abcnews.al/