Bashkia Berat ka reaguar për ngjarjen tragjike të ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 4 vjeçar humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në një nga parqet e qytetit.
Bashkia bën me dije se ka nisur një inspektim të sinjalistikës rrugore dhe linjave të ndriçimit publik në qytet.
Lexo edhe: Tragjedi në Berat, 4 vjeçari vdes pasi e kapi korrenti në parkun e qytetit
Gjithashtu Bashkia sqaron se është e hapur që të bashkëpunojë me institucionet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen tragjike.
Reagimi:
Bashkia Berat është njoftuar për humbjen tragjike të jetës së vogëlushit Aleksandër Brahimasi.
Ka nisur një inspektim të hollësishëm të sinjalistikës rrugore dhe linjat e ndriçimit publik në qytet.
Bashkia Berat është e hapur për bashkëpunim me institucionet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes tepër të rëndë.
Bashkia Berat garanton bashkëqytetasit se siguria e jetës së qytetarëve është detyra jonë parësore dhe nuk do të tolerohet asnjë neglizhim.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen tragjike të jetës së të dashurit të tyre!