Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ku një grua rreth 67 vjeçe ka humbur jetën, pasi ra në kontakt me rrymën e energjikë elektrike.
“Në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia./abcnews.al

