Është gjetur pas orëve kërkime trupi i pajetë i shtetasit nga Kosova, që ra në vendin e quajtur ‘Maja e Thatë’ në Valbonë. Mësohet se trupi do të transportohet drejt morgut.
LEXO EDHE: Ra në greminë në Valbonë/ Policia: Humb jetën shtetasi nga Kosova
Ndërkohë, policia dhe ekipi i kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dhe tre shtetas të tjerë nga Kosova, të cilët kishin mbetur të bllokuar dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e premte, për një shtetas kosovar, i cili në vendin e quajtur “Maja e thatë”, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, kishte rënë nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën , ju informojmë se;
Kërkimet kanë vijuar që prej mëngjesit të sotëm nga shërbimet e Policisë Tropojë së bashku me ekipin e kërkim-shpëtimit malor të Kosovës.
Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit 30 vjeç, i cili do të transportohet drejt morgut.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë Tropojë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dhe tre shtetas të tjerë kosovarë të cilët kishin mbetur të bllokuar dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al