“Ra miti i pandëshkueshmërisë”, Meçe: ‘Zemra’ e dosjes nuk është Berisha, e gjithë familja e përfshirë në korrupsion

schedule20:27 - 30 Qershor, 2025

schedule 20:27 - 30 Qershor, 2025

Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, theksoi se te kjo çështje që tashmë ka kaluar për gjykim, hetimet kanë dokumentuar prova të qarta korrupsioni që datojnë që nga viti 2014.

Sipas Meçes, fenomeni qëndron përtej individëve të përfshirë dhe përfaqëson thyerjen e pandëshkueshmërisë, me një akt të rëndë falsifikimi që implikon jo vetëm figura të njohura politike, por edhe një grup të strukturuar.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e goditjes së “miteve kolegjiale”, duke theksuar se lidhjet korruptive nuk janë gjithmonë vetëm brenda familjeve, por shpesh lidhen me vendimmarrje kolektive që e kalojnë kuadrin e një individi të vetëm.

“Çështja ‘Partizani’ tashmë ka kaluar për gjykim. Fenomeni nuk është vetëm gjykimi, pjesë e gjykimit është pjesa fundore që ka pasur ky proces. Është procesi i pandëshkueshmërisë, do të thotë që nuk duhet të vëmë më në dyshim aftësitë e drejtësie.

Koncepti i pandëshkueshmërisë quhet i thyer. Këndvështrimi i dytë lidhet me akt-padinë, ku është dokumentuar korrupsioni. Që nga viti 2014 dhe deri në vitin 2023 ka fakte dhe prova që familja Berisha është e përfshirë në korrupsion. Zemra e dosjes nuk është Berisha, ku dikush që është zëdhënësi i Berishës brenda ditës bëhet trashëgues i një shumë marramendëse parash. Dokumenti që është paraqitur për shitjen e aksioneve është i falsifikuar.

Kemi të bëjmë me një akt falsifikimi që është njësoj i një grupi të strukturuar. SPAK ka arritur që të zbulojë korrupsionin. Mesazhi i tretë ka të bëjë me goditjen e miteve kolegjiale. Jo gjithmonë lidhjet korruptive janë familjare. Në kuadër çdo vendimmarrje kolektive në dosjen Berisha konsiderohet e ezauruar në konceptin procedural. Nuk jemi vetëm në kuadrin e një personi të vetëm, por të një grupi”, tha analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!