Analisti politik Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës, ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin opozitar.
Sipas Bejkos, narrativa e ndërtuar rreth heqjes së statusit “non grata” dhe paralelizmat mes kryeministrit Edi Rama dhe figurave ndërkombëtare si Maduro, rriti artificialisht shpresat e militantëve, por nuk u përkthye në rezultate konkrete.
Ai theksoi se ngjarje të shpejta në arenën ndërkombëtare, si përfshirja e Ramës në Bordin e Paqes dhe kontaktet me figura të administratës Trump, kanë forcuar pozitën e kryeministrit, ndërsa Berisha, sipas tij, ndonëse shfaqet i irrituar, ka interes që Rama të dalë i fortë politikisht.
“Berisha e kishte pritshmërinë shumë të lartë, iu krijua ideja me arrestimin e Maduros, edhe Edi Rama ishte një Maduro, filluan të besonin Ramaduro. Këtë fabule filluan që ta besonin vërtet. Këta e rritën jashtëzakonisht shumë pritshmërinë në raport me militantët. Doli Belind Këlliçi për të helmuar militantët se Sali Berishës i është hequr ‘non grata’, asnjëra prej tyre nuk ndodhi.
Ndodhën disa gjëra të shpejta, siç ishte Bordi i Paqes ku Rama do jetë krah vetë Trump dhe elementi i dytë ishte ardhja e Ivanka Trump në Shqipëri dhe më pas i dhanë votën Ramës për Bordin. Berisha bën vërtet si i inatosur, Berisha është i kënaqur që Rama shkoi te Trump sepse Rama atje do të japë imazhin që Rama është shumë afër amerikanëve dhe do t bjerë pak ndikimi mbi SPAK për Ramën dhe veten, se hallin e kanë të përbashkët. Pse Berishës i intereson Rama e fortë?! Sepse Rama tha që do bëjë ndryshime kushtetuese, do i japë Senatin dhe Senati është imunitet”, tha Bejko.


