Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se vrasja e gjyqtarit, rrëzoi edhe ‘barrierën’ që ishte krijuar se ishin të paprekshëm.
Gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ai theksoi se është emergjente marrja e masave në këtë drejtim, duket të ketë buxhet, por edhe njerëz të trajnuar, pasi e gjitha trupa kërcënohet.
“Me këtë ngjarje ra ajo barrierë që kishte qoftë në kuptimin moral që këta janë të paprekshëm.. Kjo është gjëja më e rëndë që tani kërcënon gjithë trupën. Pra duhet urgjentisht, buxhet, njerëz të trajnuar aparate që punojnë realisht. Zyra funksionale dhe të sigurta për të gjithë anëtarët e trupës, që i kemi në kotec. Nuk plotëson dot numrin e plotë të prokurorëve…Nuk ka vende. Arkiva e prokurorisë sot në Tiranë ka shkuar në Burrel. Ka gjetur një magazinë dhe kanë çuar në Burrel. Dështim total. Pra në disa aspekte reforma në drejtësi ka dështuar”, tha ai.

