Qyteti zvicerian i kalon pagën dy herë gabimisht punonjësve të administratës

schedule09:04 - 27 Shkurt, 2024

schedule 09:04 - 27 Shkurt, 2024

Qyteti zviceran i Zyrihut pagoi gabimisht punonjësit e tij dyfishin e pagës së tyre për muajin shkurt, sipas mediave lokale.

Rreth 30 mijë punëtorë kanë marrë dy paga, dhe gabimin e ka bërë Banka Kantonale e Zyrihut (ZKB), shkruan Swissinfo.

Autoritetet lokale deklaruan se ZKB bëri një gabim teknik dhe se administrata e qytetit bëri gjithçka në rregull.

Portali zviceran thekson se zyrtarët e qytetit “nuk kanë çfarë të festojnë”, pasi që janë të detyruar të kthejnë rrogën e dytë të paguar gabimisht.

Vlera e pagave të dyfishta është rreth 200 milionë dollarë, dhe autoritetet e qytetit dhe ZKB aktualisht po punojnë për ta bërë shlyerjen sa më të thjeshtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!