Zyrtarët në qeverinë kandeze janë duke dërguar trupa speciale në qytetin Afgan të Kabulit për të ndihmuar në evakuimin e stafit nga ambasada përpara se ajo të mbyllet. Lëvizja vjen ndërkohë që është drejt përfundimit edhe tërheqja e trupave amerikanë nga Afganistani, ndërsa luftëtarët talebanë janë duke marrë kontrollin e pjesës më të madhe të vendit.
Pushtimi i talebanëve po ndodh me një shpejtësi të madhe. Ata pushtuan Kandahar-in, qytetin e dytë më të madh dhe vendlindjen e lëvizjes talebane, të enjten.
Marrja e Kandahar-it është trofeu më i madh deri më tani për talebanët. Ish -misioni ushtarak i Kanadasë ishte i vendosur në Kandahar.
Kabuli është ende i pavarur, por zyrtarët ushtarakë amerikanë tani thuhet se druhen se mund të bjerë brenda 30 ditëve, ndërsa publikisht thonë se shpresojnë që forcat afgane të mund të zmbrapsin talebanët për të paktën një vit. s.b/abcnews.al/