Tel Avivi është shpallur qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar, pasi inflacioni në rritje dhe problemet e zinxhirit të furnizimit i rrisin çmimet globalisht. Qyteti doli në krye për herë të parë në një sondazh nga Economist Intelligence Unit (EIU), duke u ngjitur nga vendi i pestë vitin e kaluar dhe duke e shtyrë Parisin në vendin e dytë së bashku me Singaporin.
Damasku, në Sirinë e shkatërruar nga lufta, ruajti vendin e tij si më i liri në botë. Anketa krahason kostot në dollarë amerikanë për mallra dhe shërbime në 173 qytete. “EIU” tha se të dhënat e mbledhura në gusht dhe shtator treguan se mesatarisht çmimet ishin rritur 3.5% në terma të monedhës vendase – norma më e shpejtë e inflacionit e regjistruar gjatë pesë viteve të fundit.
Transporti ka shënuar rritjet më të mëdha të çmimeve, ku kostoja e një litri benzinë është rritur mesatarisht me 21% në qytetet e studiuara.
Pesë qytetet më të shtrenjta
1 Tel Aviv
2 Parisi dhe Singapori ndajnë vendin e dytë
3 Zyrih
4 Hong Kong
Pesë qytetet më të lira
1 Damasku
2 Tripoli
3 Tashkent
4 Tuniz
5 Almaty
/ Abcnews.al