Qyteti i dytë më i madh në Australi vatër infeksioni, autoritetet vendosin izolim total për 7 ditë

schedule08:33 - 27 Maj, 2021

schedule 08:33 - 27 Maj, 2021

Mbi pesë milion banorë të Melburnit, qyteti i dytë më i madh i Australisë, do të jetë nën kufizime duke filluar nga mesnata e së enjtes, pas një shpërthimi të Covid. Izolimi 7 ditor përfshin të gjithë vendin, tha kreu  i shtetit, James Merlino, pasi numri i rasteve në lidhje me këtë shpërthim u dyfishua në 26.

Arsyeja për masat e menjëhershme kufizuese është  përhapja e shpejtë e variantit indian. Bllokimi, i cili synon të “thyejë zinxhirin” e transmetimit, do të lejojë autoritetet shëndetësore të gjurmojnë më lehtë rastet. Banorët nuk do të lejohen të largohen nga shtëpia përveç rasteve të nevojshme.

Ky është bllokimi i katërt në qytetin e dytë më të madh në Australi që nga shpërthimi i pandemisë në vend. Deri më tani në vend janë administruar  3.7 milion doza të vaksinave, një vend me 25 milion njerëz.

Sidoqoftë, Australia ka regjistruar deri më tani 910 viktima  dhe 30, 000 raste me Covid-19, shifra  më e ulët në krahasim me vendet e tjera të zhvilluara, kryesisht falë mbylljes kufijtë, bllokimeve,  gjurmimin e kontakteve dhe respektimin e rregullave të distancës nga qytetarët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!