Qytetari denoncoi kultivimin e kanabisit, policia Fier: Në toka ka vetëm prodhime bujqësore

schedule22:55 - 31 Korrik, 2021

schedule 22:55 - 31 Korrik, 2021

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka bërë një sqarim në lidhje me një denoncim të bërë nga një qytetar për kultivim kanabisi në disa toka.

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën një qytetar thotë se në fshatin Suk, Roskovec, janë mbjellë bimë kanabisi, policia Fier njofton se janë bërë kontrolle.

Nga këto kontrolle, që sipas njoftimit u bënë disa herë, ka rezultuar se në tokat e përmendura në video janë të kultivuara vetëm prodhime bujqësore.

SQARIMI

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku një qytetar pretendon se në fshatin Suk, Roskovec, janë mbjellë bimë narkotike cannabis sativa, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin permanent të territorit në të gjithë qarkun Fier me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, falë edhe mbështetjes dhe denoncimeve të adresuara nga qytetarët.

Shërbimet e Policisë kanë kryer jo njëherë por disa herë kontrolle në këtë zonë dhe rezulton se në këto toka të shfaqura në video, janë të kultivuara prodhime bujqësore.

Duke vlerësuar vidion e publikuar në rrjetet sociale, shërbimet e Policisë kanë bërë përsëri kontrollin e territorit në këtë zonë dhe rezulton se në këto toka janë të kultivuara prodhime bujqësore.

Për sa i përket pretendimit të qytetarit se e ka denonuar dy herë këtë rast në Komisariatin Dixhital, sqarojmë se pasi janë bërë verifikimet nga shërbimet e Policisë për informacionin e dhënë, qytetarit i është kthyer përgjigje nga Komisariati Dixhital. DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!